13.4 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

200 shtëpi të fshatit Gjonaj të Hasit, me rrymë të dobët

Rreth 200 shtëpi të fshatit Gjonaj të Hasit, janë duke u përballur me rrymë të dobët. Ankesat e banorëve të këtij fshati, deri më tash, nuk janë marrë parasysh nga KEDS-i.

Banori i fshatit, Selim Osmanollaj tregon se për këtë problem në KEDS kanë bërë hiq më pakë se 20 ankesa me shkrim.

“ I kemi dorëzuar 20 ankesa me shkrim, por KEDS nuk i ka marrë asnjërën parasysh “, tregon Osmanollaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, 200 shtëpi të këtij fshati janë të kyçur në një trafo të vogël.
“ Që tri vjet jemi me rrymë të dobët. Dimrit as televizori nuk punon”, thotë Osmanollaj.

Përkundër përpjekjeve, “PrizrePress”, nuk ka arrit të marrë qëndrimin e KEDS-it për akuzat e banorëve të fshatit Gjonaj.

Ndërkaq, Selim Osmanollaj thotë se banorët e fshatit janë duke shikuar mundësin që të marrin masa më radikale para KEDS-it.

“I kemi thirr edhe në telefon të KEDS-it dhe ju kemi treguar se nëse nuk intervenojnë atëherë banorët do të reagojnë”.

“ Ne po detyrohemi të paguajmë rrymën të cilën nuk e shfrytëzojmë”, shprehet Osmanollaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bora fiton në Rahovec, vazhdon serinë pozitive në 2026

Bora ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 77:85, në një ndeshje që e kontrolloi...

Prizreni mban mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së, nderohet sakrifica e familjes Jashari

Në përkujtim të Epopeja e UÇK-së, sot u mbajt Mbledhja Solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku u rikujtua se sakrifica e familjes Jashari,...

Lajmet e Fundit