6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

2014, ishte vit i përkushtimit dhe transparencës

Ymer Hoxha, kryetar i gjykates

Shkruan:Ymer Hoxha

Viti 2014 ishte vit i rezultateve konkrete të punës dhe e hapjes së mëtejme të Gjykatës Themelore të Prizrenit ndaj qytetarëve. Jam i lumtur që bëj pjesë në mesin e një ekipi të përkushtuar profesionistësh, të cilët janë dëshmia më e mirë e vullnetit të përkthyer në shërbime më të mira për qytetarët. Gjatë vitit 2014, Gjykata jonë i tejkaloi të gjitha parashikimet e punës, si në aspektin e trajtimit të lëndëve, po ashtu edhe në promovimin e standardeve të
transparencës dhe llogaridhënies.

Një pjesë e rëndësishme e suksesit të vitit 2014 i takon edhe bashkëpunëtorëve të shumtë të Gjykatës, të cilët ishin dhe vazhdojnë të jenë vlerë e shtuar e angazhimit për një gjykatë të hapur.

Para disa muajsh, hapëm një dritare të re të transparencës, duke e publikuar numrin e parë të buletinit informativ. Jemi tejet të motivuar që këtë mjet të transparencës po vazhdojmë ta mbajmë gjallë dhe para jush po e sjellim edhe numrin e dytë të buletinit. Ky publikim periodik ka për synim të ofrojë informacion mbi punën e gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në gjykatë, përfshirjen mediale, dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qytetarëve.

Gjykata Themelore e Prizreni është gjykatë e hapur, e cila përrpiqet t’i përfshijë në punën e saj të gjithë qytetarët e Prizrenit. Ne tanimë kemi krijuar një traditë
të mirë të bashkëpunimit me shumë partnerë, e ndër ta edhe me shkollat e qytetit.

Një nga shembujt e shumtë është edhe marrëveshja e bashkëpunimit me shkollën e mesme Ymer Prizreni, drejtimi i juridikut, përmes së cilës, nxënësit e kësaj shkolle nga katër orë në javë janë pjesë vëzhguese e seancave gjyqësore. Synimi ynë është që gjatë vitit 2015 të shumëfishojmë numrin e partneriteteve, gjithnjë në shërbim të hapjes së Gjykatës.

(Autori është kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren.Shkrimi është marrë nga Buletin informativ “Gjykatë e Hapur”)

Më Shumë

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit