Strategjia që po i redukton lëndët e vjetra në Gjykatën e Prizrenit

Gjykata themelore ne prizrenNjë nga prioritetet e Gjykatës Themelore të Prizrenit në vitin 2014 ishte reduktimi i numrit të lëndëve të vjetra.Treguesit vjetorë të punës së Gjykatës dëshmojnë për sukses të konsiderueshëm të kësaj qasje strategjike.

Sa i përket këtyre lëndëve, në të gjitha departamentet në këtë gjykatë janë trajtuar (përmbyllur) 2885 lëndë dhe kanë mbetur pa u përmbyllur edhe 1129 lëndë. Lëndët e papërfunduara kanë mbetur në trajtim për arsye objetkive, qoftë si pasojë e mungesës së adresave, apo moszbatimit të urdhëresave nga ana e policisë.

Një numër i lëndëve që duhet të përfundohet përmes kanaleve dipomatike ka paraqitur vështirësi në punën e Gjykatës. Por, me rëndësi për t’u potencuar është se asnjë lënde të vjetër nuk ka mbetuar pa i’u caktuar gjyqtari së paku dy herë.

Tani si lëndë të strategjisë janë futur edhe lëndët e vitit 2012. Gjykata do të shtojë angazhimin e vet që plani i veprimit për reduktimin e lëndëve të vjetra i miratuar në shtator të vitit 2014 të realizohet në tërësi dhe me sukses./Buletini informativ “Gjykatë e Hapur”/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit