Malishevë, përkujtohen Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku

59perkujtim malissMe një mbledhje të veçantë, të Kuvendit të Komunës së Malishevës, me nderime në vendin e vrasjes dhe homazhe në varrezat e tyre, sot u përkujtuan Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, të vrarë më 30 janar të vitit 1990, në Malishevës, nga forcat policore serbo-sllave. Ngjarja e 30 janarit të atij viti dhe kjo masakër, shënojnë edhe fillimin e kundërshtimit institucional, ndaj regjimit të atëhershëm. “Gjatë tërë historisë së vet, populli shqiptar ka derdhur gjak, në përpjekjet tona, për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupatorët. Edhe në vitet e ’90-ta, prapë u dashtë të derdhet gjaku, pasi populli shqiptar vazhdoi rezistencën ndaj okupatorit.

Okupatori, mendonte se përmes vrasjeve, mund ta shuaj rezistencën e popullit shqiptar, por tek ne gjithmonë ka ndodhur e kundërta, pasi vrasjet, neve na bënin edhe më të fortë. Kështu ndodhi edhe me vrasjen e Ali Kryeziut dhe Hysni Mazrekut, vrasja e cila neve na bëri edhe më të fortë, dhe vazhduam luftën tonë për liri. Edhe sot, pas 25 vjetëve, ne i kujtojmë me nderimet më të larta Ali Kryeziun dhe Hysni Mazrekun, dëshmorët e demokracisë, familjet të cilëve, edhe në luftën e fundit të UÇK-së, pothuajse të gjithë, ishin të kyçur në luftë”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ndërsa, ish kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, tha se rënia e tyre, ishte flaka e parë, ishte shenja e fillimit të një rezistence t gjerë kundër okupatorit. “Okupatori, gjithmonë ka zgjedhur “janarët” për tu munduar ti shuaj lëvizjet e rezistencës, por nuk ja arriti kurrë”, tha Hoti, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të “Masakrës së Malishevës” dhe rënies së Ali Kryeziut dhe Hysni Mazrekut.
Pas kësaj mbledhje, janë bërë nderime në vendin e rënies në “Sheshin e Dëshmorëve” në Malishevë, dhe janë bërë homazhe në varrezat e tyre në Bubavec dhe Malishevë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit