22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

21 vjeçarja kapet duke i dhënë drogë të burgosurit në Prizren

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike.

Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve.

Kështu ka ndodhur edhe dje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kur një 21-vjeçare është arrestuar pasi ka tentuar t’i jap 15 qese me substancë narkotike dhe një iPhone një të burgosuri që po vuante dënimin në këtë qendër.

Pasi e dyshuara u kap pat nga oficerët korrektues, e njëjta është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Sinjali mëson se gjatë nxjerrjes së aktvendimit për ndalimin policor të të dyshuarës, ajo ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i stacionit policor, por që fatmirësisht zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë.

21-vjeçarja ka marrë trajtim mjekësor në spital dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore...

35 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke...

Dhimbja

Lajmet e Fundit