24 vjet nga çlirimi i Kosovës

Sot në Kosovë shënohet 24 vjetori i çlirimit të Kosovës. 24 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999 prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo cilësohet si dita e lirisë së Kosovës.

Kapitullimi i ish-Republikës së Jugosllavisë u bë më nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Para së të nënshkruhej dhe miratohet Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, mijëra trupa të vendeve të NATO-s, ishin vendosur në dy shtete në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, raporton RTKlive.

Trupat e para që u futen në Kosovë ishin trupat e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë të cilët erdhën së pari në Kaçanik dhe vazhduan përshkimin e rrugës magjistrale deri në Prishtinë. Grupi i Betejës i Gardës Irlandeze të Mbretërisë ishin ushtarët e parë që rrugëtuan nga Kaçaniku në kryeqytet.

Në shënimin e kësaj dite, sot  do të organizohet pritje e përbashkët shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit, raporton RTKlive.

Po ashtu liderët shtetëror, do të marrin marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Do të bëhen homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, varri i veprimtarit Adem Demaçi, nderime dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, nderime tek pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në Prishtinë etj.

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit