20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

26 vjet nga Beteja e Carralevës

Sot, në fshatin Carralevë, u shënua 26-vjetori i Betejës Heroike që u zhvillua gjatë luftës për liri, me një ceremoni përkujtimore në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën për atdheun.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nderuan sakrificën dhe veprën e heronjve të rënë.

“Veprat e tyre janë të përjetshme në kujtesën e kombit dhe mbeten udhërrëfyes për brezat që vazhdojnë rrugën e shtetndërtimit dhe mbrojtjes së vlerave të lirisë,” u tha në fjalimet përkujtimore.

Beteja e Carralevës mbetet një nga faqet më të ndritura të rezistencës çlirimtare, simbol i guximit dhe vendosmërisë për liri.

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Lajmet e Fundit