1.2 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Haskuka takohet me de Moretën dhe Sehadin Shok, flasin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Kryetari i Komunës se Prizrenit, Mytaher Haskuka është takuar me Christian Bugnion de Moreta, vlerësues i jashtëm i projektit dhe Sehadin Shok, menaxher i projektit nga UNDP-ja, me të cilët ka diskutuar për ecurinë e punëve të përfunduara dhe atyre që janë duke vazhduar të realizohen në kuadër të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

Haskuka ka thënë se nëpërmjet këtij projekti është bërë restaurimi dhe rehabilitimi i katër objekteve kulturore dhe fetare, si dhe janë organizuar edhe kampe të punës praktike me studentë gjatë procesit të restaurimit të kinemasë “Lumbardhi” dhe të Katedrales së Zonjës Ndihmëtare.

“Në këto kampe studentët kanë përfituar njohuri profesionale nga profesorët dhe ekspertët ndërkombëtarë në fushën e arkeologjisë dhe metodave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ndërkaq, me qëllim të promovimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për trashëgiminë kulturore jo-materiale, e kemi përfunduar me sukses projektin ‘Filigrani përtej zanatit’ që u implementua nga ‘EC Ma Ndryshe’. Nëpërmjet këtij projekti janë trajnuar 30 të rinj nga mjeshtëritë e filigranit për 2 muaj rresht, ndërsa më pas pesë pjesëmarrësit më të dalluar përfituan të drejtën e punës praktike me pagesë edhe për gjashtë muaj të tjerë”, ka thënë Haskuka.

Ai ka thënë se përveç kësaj, është krijuar bashkëpunimi edhe me CHwB-në për realizimin e tri projekte të tjera që kanë të bëjnë me Prizrenin: “Qyteti në miniaturë”, “Rrugët e argjendarëve prizrenas” dhe “Histori e qëndisur”.

“Këto projekte janë nisur nga idetë kreative të individëve, që i përshtaten promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore jo materiale dhe zhvillimin e turizmit kulturor. Të gjitha këto projekte kanë ndikim të drejtpërdrejtë për nxjerrjen në pah të vlerave të trashëgimisë së pasur kulturore të qytetit tonë”, është shprehur Haskuka.

/Epoka e re/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave për një sërë veprash penale, përfshirë kanosjen, vjedhjen e shërbimeve dhe ndërtimin pa...

Policia shqiptoi 1564 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1564 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit