13.8 C
Prizren
E premte, 9 Qershor, 2023

27 raste aktive me COVID-19 në Malishevë, sot u shëruan tre persona

27 persona vazhdojnë të jenë aktiv me koronavirus në Komunën e Malishevës. Kështu kanë njoftuar zyrtarët, derisa tre persona janë shëruar sot.

“Personat e shëruar vijnë nga këto vendbanime: 1 Kijevë, 1 Ngucat dhe 1 Carrallukë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në Malishevë deri më tani janë konfirmuar 117 raste, prej tyre 84 janë shëruar derisa gjashtë qytetarë kanë humbur jetën.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Tre persona nga Komuna e Malishevës janë shëruar përfundimisht, duke e quar numrin në 84 persona të shëruar, nga gjithsejtë 117 të prekur. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren.

Personat e shëruar vijnë nga këto vendbanime: 1 Kijevë, 1 Ngucat dhe 1 Carrallukë.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 117 të prekur, 84 janë shëruar, 27 persona vazhdojnë të jenë aktiv dhe 6 persona kanë ndërruar jetë.

Raste aktive me COVID-19 janë 27 persona sipas këtyre vendbanimeve: Bubavec dhe Kijevë nga 4 raste, Malishevë dhe Balincë nga 3 raste, Ngucat dhe Llazicë nga 2 raste dhe nga 1 rast janë në Damanek, Drenoc, Lladrovc, Carrallukë, Astrazup, Maxharrë, Gurishtë, Banjë dhe Shkozë.

Më Shumë

Çeku: Kurti shumë shpejt do ta ketë përgjigjen për të gjithë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do ta ketë përgjigjen për faktorin ndërkombëtar, mediat...

Zhur, zihet duke nxjerrë gurë në gurishtë

Të hënën në fshatin Zhur të Prizrenit një person është zënë duke nxjerrë gurë në mënyrë të paligjshme nga gurishta. “Raportohet se një i dyshuar...

Lajmet e Fundit