16.4 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Senati i rekomandon ministrit Buja të funksionalizojë Këshillin Drejtues

UP-rektoratiSenati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e cila ka përfunduar para pak çastesh, i ka rekomanduar ministrit të arsimit Ramë Buja, që të funksionalizojë Këshillin Drejtues të këtij institucioni. Kjo, në mënyrë që Këshilli më pas të mund të zgjedhte ushtruesin e detyrës së rektorit të UP-së. Ky do të mund të kryente këtë detyrë deri në zgjedhjen e rektorit të ri, sipas procedurave të rregullta ligjore.

Në mbledhjen të cilës i ka prirë anëtari më i vjetër i Senatit, Bajram Uka, dekan i Fakulteti Juridik është konstatuar se rekomandimet e Ministrit Buja për zgjidhjen e problemit në UP, nuk janë në përputhshmëri me dispozitat e statutit të UP-së, si dhe me dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë.

Aktualisht Këshilli Drejtues i UP-së ka vetëm 5 anëtarë, pas dorëheqjes së Muharrem Nitajt dhe tre anëtarëve të tjerë të cilët i kishte emëruar ministri Buja. Për të emëruar ushtruesin e detyrës së rektorit të UP-së, Këshillit Drejtues i duhen së paku gjashtë anëtarë.

Para anëtarëve të KD të UP-së dorëheqje kishte dhënë edhe rektori Ibrahim Gashi dhe të gjithë prorektorët. Rektori Gashi ishte ngritur në grada shkencore duke paraqitur publikime shkencore në revista të rreme në Indi, e për këtë “Koha Ditore” kishte raportuar qysh në tetor të vitit të kaluar.

Më Shumë

Fiton edhe Drita, sfidon P.C Prizrenin në finale

Drita ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Parë, pasi ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj New Basket me rezultat...

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Lajmet e Fundit