7.7 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

30 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

Më 2 shkurt 1990 me nismën rinisë studentore dhe Anton Çetës, nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar, që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje kasapit Millosheviq për vetë emërimin si “kral i të gjithë serbëve” në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm. Kjo rini e shëndoshë shqiptare pa hezitim timonin e pajtimit ia dhuroi Anton Çetës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.

Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çetën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Faleshin gjaqet për atdheun. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte nris ora më e madhe e historisë./kp

Më Shumë

Kanosi dhe sulmoi qytetarin, i dyshuari në Prizren kapet me pushkë dhe pistoletë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur dhe sulmuar një tjetër qytetar, duke prezantuar gjatë incidentit një pistoletë. Rasti ka ndodhur në fshatin...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme-Ja kur pritet të ketë reshje bore

Nesër pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe më shumë kthjellime, duke u shpërndarë vranësirat. Kështu ka njoftuar Mendimi për Motin. Aty shtohet...

Lajmet e Fundit