32 të shëruar dhe 51 raste të reja me Covid në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 32 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar 51 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1679 raste, prej tyre 1121 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 506 persona.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit