16.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Qershor, 2023

33 vjet nga vdekja e atdhetarit Fadil Vata

Sot bëhen 33 vjet që nga vdekja e atdhetarit Fadil Vata.

Vata u lind më 10 janar 1962 në fshatin Sallagrazhdë të Therandës dhe rrjedh nga një familje atdhetare, e cila e bëri të nderuar dhe të respektuar

Edhe pse në moshë të re, Fadili në vitin 1978 ishte angazhuar në grupet ilegale që vepronin atëherë në komunën e Therandës.

Në nëntor të vitit 1979 aktiviteti i tij politik u bie në sy organeve policore dhe për këtë arsye disa herë ishte marrë në pyetje dhe ishte keqtrajtuar, por asnjëherë nuk ishte frikësuar.

Në vitin 1980 Fadilin me dhunë e dërgojnë në shërbimin ushtarak. Edhe atje nuk e ndalon aktivitetin e tij.

Më 1 mars të vitit 1982 nga Gjykata Ushtarake e Beogradit, Fadili dënohet me 6 vjet burgim vetëm për aktivitetin dhe bindjet politike.

Për shkak të torturave të ushtruara ndaj tij, ai në burg fiton një sëmundje të rendë në mushkëri, e cila më vonë ishte fatale për jetën e tij të re.

Më Shumë

Ndërron jetë sprinteri legjendar Jim Hines

Njeriu i parë që përfundoi një garë vrapimi prej 100 metrash në më pak se 10 sekonda, Jim Hines, është ndarë nga jeta në...

Foshnja vdiq në makinë, dëshmon babai: Isha i bindur që e kisha lënë në çerdhe

“Nuk e di se çfarë ndodhi, isha i bindur që e kisha lënë vajzën në çerdhe”. Kështu është shprehur babai i vajzës 14-muajshe të...

Lajmet e Fundit