Digjet lokali për servisim të pajisjeve elektronike në Prizren, dëmi rreth 10 mijë euro

Të premten, në orët e pasdites, në rrugën “Njazi Alishani” të Prizreni, një lokal për servisimin e pajisjeve elëktronike është përfshirë nga zjarri.

Siç mëson Sinjali, sipas dyshimeve të para shkaktar mund të jetë energjia elektrike dhe se për momentin nuk janë ngritur dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Rasti është denoncuar në polici nga pronari i lokalit, i cili ka njoftuar se dëmi i shkaktuar është rreth 10 mijë euro, pasi i janë djegur të gjitha pajisjet qe i ka pasur në pjesën e lokalit që u dogj.

 

 

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast zjarri është shuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Hetimet për t’i zbuluar shkaqet kanë nisur dhe me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si ‘Zjarrvënie’.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit