6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Sulmohet seksualisht 12 vjeçarja në Prizren

Një rast i trishtë ka ndodhur në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një 12-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë 33-vjeçar, në banesën e saj.

Policia  në Prizren është njoftuar për rastin nga nëna e të miturës, e cila ka rrëfyer detaje për momentin që e ka përjetuar e bija.

Sipas të njëjtave burime, në dëshminë e saj të dhënë para zyrtarëve policorë, nëna e viktimës ka deklaruar se rasti ka ndodhur në banesën ku bashkëjetojnë me të dyshuarin, i cili e kishte prekur vajzën e saj në pjesët intime.

Pasi është marrë deklarata e nënës së vajzës, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore dhe më pastaj që të dyja janë dërguar në përkujdesje institucionale.

 

 

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lajmet e Fundit