8.6 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Hajnat vjedhin rreth 28 mijë euro para dhe ari në shtëpitë e tre vëllezërve në Krushë të Vogël

Shtëpitë e tre vëllezërve  kanë qenë cak i hajnave në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit.

Ata  brenda pak minutave kanë vjedhur një shumë të majme parash e stoli ari. 

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se tre vëllezërit kanë denoncuar në Polici se hajnat kanë vjedhur nga shtëpitë e tyre rreth 28 mijë euro, gjatë kohës kur askush ata s’kanë qenë aty dhe shtëpitë kanë mbetur pa përkujdesje.

Sipas deklaratave të tyre, të dhëna para hetuesve policorë me rastin e denoncimit të rasteve, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpitë dhe më pas kanë vjedhur pothuajse nga secili shuma të mëdha parash.

 

 

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit janë iniciuar rastet si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Më Shumë

Florentina Kallaba do të ndajë drejtësinë në Kampionatin Botëror të vajzave në futsall

Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba ka arritur suksesin më të madh në karrierën e saj, pasi është përzgjedhur në mesin e tetë gjyqtareve ndërkombëtare të...

Totaj: Do të vazhdojmë edhe katër vite në Prizren

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë 41 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës.   Ai do të garojë...

Lajmet e Fundit