1.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Nagavci: Ka vetëm një palë të barrikaduar, greva është shantazh

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka fajësuar drejtuesit e SBASHK-ut për vazhdimin e grevës së mësimdhënësve.

 

Nagavci, në një postim në Facebook, shkruan se ka vetëm një palë të barrikaduar dhe se shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar.

“Pozicioni ynë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social.

Pozicioni i drejtuesve të SBASHK: Nuk fillon mësimi para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh”, ka shkruar ajo.

Sikur çdoherë deri më tani, thotë tutje ministrja, edhe sot dhe çdo çast është e gatshme për bashkëpunim. E hapur për rekomandime e kritika konstruktive.

“E vullnetshme për të  punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve ashtu si dhe në vlerësim e ridizajnim të politikave që shpiejnë në përmirësim të rezultateve.

Arsimi në radhë të parë është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë. Çdo orë më shumë e humbur është me pasoja për fëmijët që shkojnë në çerdhet e shkollat publike, për të gjithë ne”, shkruan tutje Nagavci.

“Andaj, të dashur mësues, mos refuzoni të bëni punën më fisnike, atë të mësimdhënies.

Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave  të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë. Mësimi është mbi të gjitha”, shkruan ajo.

Sipas saj, greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh.

Më Shumë

Arrestohet për sulm seksual një burrë në Rahovec

Një burrë në Rahovec është arrestuar si i dyshuar për sulm seksual. Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 221 nëntor të këtij viti....

Të gjitha grupet e finaleve të Euro 2024

Franca do të ndeshet sërish me Holandën në fazën e grupeve në Euro 2024. Të dy skuadrat ishin pjesë e të njëjtit grup në...

Lajmet e Fundit