Ky është numri i punëtorëve që e lanë Kosovën këtë vit

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha në një intervistë për Ekonomia Online se këtë vit mbi 61 mijë punëtorë e kanë lëshuar vendin.

Kurse sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar nga Kosova kanë ikur 43 mijë e 670 punëtorë.

Ai tha se Kosova ka mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani janë drejt mbylljes e shumë të tjera po punojnë me 50% të kapaciteteve.

Azemi thotë se po mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova.

“Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës”.

“Ne veç kemi mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani punojnë me 50% të kapaciteteve që i kanë. Shumë kompani janë drejt mbylljes në mungesë të punëtorëve”.

“Punëtorë me kualifikime ata po mungojnë. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve është ikja nga Kosova”, tha Azemi.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit