Vlerësohet lartë figura dhe vepra e Shukri Vezajt

 

Të hënën është varrosur në vendlindjen e tij, profesori dhe ish kryetari i degës së LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj.

Para ceremonisë së varrimit, është mbajtur edhe një akademi komemorative, në përkujtim të jetës dhe veprës së të ndjerit. Pas një sëmundje të shkurtër, mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare, profesori dhe ish kryetari i degës së LDK në Zhur, Shukri Vezaj.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, dega e LDK-së në këtë lokalitet, ka organizuar një akademi komemorative. Për jetën dhe veprën e të ndjerit, ka folur kryetari i degës së këtij subjekti politik në Zhur, Eshref Memaj, i cili në mes tjerash tha se, Shukri Vezaj, një jetë të tërë ia kushtoi arsimimit dhe edukimit të shumë brezave dhe çështjes kombëtare.

U.d i kryetarit të degës së LDK në Prizren, dr. Hatim Baxhaku, tha se vdekja e Shukri Vezajt, është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kombin tone.

Vështirë të gjente fjalë për mikun dhe kolegun e tij, e kishte profesori, Abdulla Rizanaj. Pas kësaj akademie komemorative, profesorit dhe atdhetarit, Shukri Vezaj, i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e vendlindjes së tij./TV Prizreni

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit