8.8 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Rrahje masive në Prizren, theren me thikë dy persona – katër të arrestuar

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit, ku përpos grushteve dyshohet se janë përdorur edhe mjetet e mprehta. Si pasojë e kësaj, dy persona janë therur me thikë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Gashi po ashtu tha se me urdhër të prokurorit, katër persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

 

 

“Mbrëmë ka ndodh një rrahje ku janë përfshirë gjashtë persona, dy prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa katër tjerë janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Gashi për Sinjalin.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të momentit e cila më pas ka eskaluar në sulm fizik mes personave të përfshirë në rast.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Më Shumë

Balotazhi i hipokrizisë

Në prag të balotazhit të 9 nëntorit po ndodhin aleanca, të cilat vetëm disa javë më parë do të dukeshin absurde. Partitë, të cilat...

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Lajmet e Fundit