9 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Sot varroset futbollisti i Trepçës 89 dhe Kosovës, vdiq dje në fushë nga sulmi kardiak

Erion Kajtazi, lojtari i Trepçës 89 dhe Kombëtares së Kosovës U17 do të varroset sot në orën 14:30.

Varrimi do të bëhet në fshatin Zasellë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shkumbin Kajtazi, familjar i Erionit.

Erion Kajtazi vdiq dje pas një sulmi kardiak përderisa po e zhvillonte ndeshjen me A&N në Prizren.

Përkundër tentativave nga dy ekipet mjekësore që ta mbajnë në jetë Erionin, ai u dërgua në Spitalin e Prizrenit pa shenja jete.

Më Shumë

Totaj: Qeveria i ka marrë Komunës së Prizrenit 36 milionë euro në katër vjet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Komuna e Prizrenit ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë katër viteve të fundit, si pasojë...

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Lajmet e Fundit