U arratis rrugës për në gjykatën e Malishevës, arrestohet pas pesë ditësh i dyshuari

Një i burgosur, teksa po dërgohej në Gjykatën e Gjakovës, dega në Malisheve, arriti t’i shmanget policisë nga vetura, e të ikë në drejtim të panjohur.

Policët që po e shoqëronin janë pezulluar nga puna.

Sot, shërbimi korrektues ka njoftuar opinionin publik, se i paraburgosuri G.K që dyshohet për lëndim të lehtë trupor, e që iku nga policia ditë më parë, është arrestuar sërish.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se është arrestuar dhe është kthyer prap në Qendren e Paraburgimit i paraburgosuri G.K, vepra: Lëndim i lehtë trupor. I njejti ka qenë në arrati duke arritur ti shmanget njësitit të transportit të SHKK-së. Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar procedura hetimore si nga prokuroria e shtetit, ashtu edhe nga Sherbimi Korrektues i Kosovës”,

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Lajmet e Fundit