-2 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Kurti: E kam bërë të qartë se Kosova s`pranon dialog pa marrëveshje finale

Në vazhdim të seancës së sotme Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se qeveria e Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë dialogut, të lehtësuar nga BE mbi bazën e dy qëllimeve fillestare:

E para, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes së çdo çështje potencialisht kontestuese mes dy palëve në fushëveprimin e dialogut, qëndrimi ynë ishte maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së marrëveshjeve ekzistuese, pra atyre të nënshkruara para ardhjes në Qeveri dhe 2. Hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë, parimeve të së drejtës ndërkombëtare si dy shtete të pavarura që e bazonin marrëdhënien e tyre mbi premisën e njohjes së dyanshme të shtetësisë”, tha Kurti .

Sipas tij si rezultat i qasjes fillestare dhe kujdesit të Qeverisë ndaj precedentit të vitit 2013 e tutje, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Evropian Josef Borell, për herë të parë në më shumë se 12 vite dialog pranoj të bëj hapin e madh atë të ftesës së datës 18 gusht 2022 ku e kornizoi takimin e nivelit të lartë mbi dy pika qendrore: Një korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe dy, çështjet aktuale.

“Takimi i datës 18 gusht ishte qartazi rezultat direkt i presionit të qeverisë sonë që dialogu të kalojë në fazën  e rregullimit ndërkombëtar të marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përqendruar në njohje reciproke, e të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, e jo në çështje të brendshme siç ishte praktika e mëhershme para ardhjes sonë në Qeveri, pra jo dialog për dialog, jo dialog për menaxhim krize”, tha kryeministri Kurti.

Më Shumë

Luljeta Veselaj Gutaj emërohet drejtoreshë e Arsimit dhe Shkencës në Prizren

Luljeta Veselaj Gutaj është emëruar sot Drejtoreshë e Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Shaqir...

Aksion i Prokurorisë së Prizrenit, arrestohen ish-zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar një aksion të gjerë policor në...

Lajmet e Fundit