5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Vjedhje e rëndë në një xhami të Prizrenit

Jo rrallëherë xhamitë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla bien në duart e keqbërësve. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e djeshme në xhaminë në rrugën “Ersan Mazrek” të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një person, akoma i paidentifikuar ka hyrë brenda objektit fetar dhe ka vjedhur qindra euro nga kasaforta e mbushur me paratë e ndihmave, që gjendej brenda hapësirave të xhamisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Rasti është raportuar nga imami i xhamisë, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen, ndërkohë që janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë që do të ndihmojnë në zbulimin e të dyshuarit.

 

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Policia shpall në kërkim këta persona: Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim në Prizren (FOTO)

Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim. Në fotot e publikuara të katër të dyshuarve për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe...

Lajmet e Fundit