6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Gjermani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, i akuzuar për disa vepra penale.

“Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit policor të koduar “Freiburg”, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit në kohë, nga Policia gjermane është kapur në Freiburg, Gjermani, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar S. D., 30 vjeç”, tha Policia e Shtetit.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit