8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Ardian Krasniqi zgjedhet kryetar i partisë Guxo në Dragash

Partia “Guxo”, ka mbajtur Kuvendin e parë themeltar të saj në Dragash. Pjesë e Kuvendit të parë zgjedhor ishte edhe njëri nga kryetarët e kësaj partie, Faton Peci, nënkryetari, Haxhi Avdyli dhe zyrtarë tjerë.

Me 102 vota për dhe pa asnjë kundërkandidat, kryetar parë i degës së ” Guxo”, është zgjedhur, Ardian Krasniqi.

Punimet e Kuvendit i hapi, Lendrit Iljazi, nga këshilli iniciues, i cili tha se falë angazhimit të duhur politik nga udhëheqësit e partisë sonë, ky numër i madh i delegatëve është dëshmi e besimit qytetarë që po marrim anëkënd Kosovës.

Para procesit zgjedhor, një fjalë rasti e mbajti kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, i cili tha se kjo parti denjësisht po i përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të shtetit të saj, ndërsa tani po angazhohemi për konsolidimin e këtij subjekti politik.

Deputeti, Haxhi Avdyli, i uroi punë të mbarë këtij Kuvendi, duke thënë se kjo parti prioritet ka shtetin para interesave partiake, që e dallon prej subjekteve tjera politike.

Pas zgjedhjes në postin e kryetarit të degës, Ardian Krasniqi, tha se do të punojë maksimalisht në kryerjen e përgjegjësive për fuqizimin e kësaj partie në komunën e Dragashit./tvprizreni/

Më Shumë

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Ndahet nga jeta Kurtali Mustafa, punëtor i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash

Kurtali (Sulejman) Mustafa, punëtor shumëvjeçar i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash, ka ndërruar jetë. Ai u shqua për përkushtimin dhe ndershmërinë në shërbimin...

Lajmet e Fundit