29 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025

Ekzekutohen me rritje pagat në arsim, deri në 100 euro më tepër

Mësimdhënësit i kanë marrë me rritje pagat e muajit shkurt.

Në xhirollogaritë e tyre, ata do të kenë kësaj here, 100 euro më shumë sesa në muajt paraprak.

Kjo për shkak të zbatimit të Ligjit të Pagave.

Informacionet janë konfirmuar për Front Online nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Pagat e mësimdhënësve kanë dalë me Ligjin e ri të Pagave. Jnaë procesuar në xhirollogari të punëtorëve të arsimit. Lëvizja vërehet për mësuesit e cikleve 1 -5, 6-9, dikund 100 euro më tepër. Mund të lëviz varësisht nga përvoja e punës. Kurse edhe tek mësimdhënësit e shkollave të mesme 10- 12, do të ketë lëvizje edhe atje dikund afër 100 euro”.

Kryesindikalisti, megjithatë, nuk u shpreh i kënaqur.

“Nuk jemi shumë të kënaqur me këtë rritje prej 100 euro, por shpresoj që të rritet kjo shumë viteve në vijim. Borxhlisë të keq thojnë nëse mundesh bile bishtin e sakicës merrja”, u shpreh Jasharaj për “Front Online”.

 

 

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Në bazë të kësaj mësimdhënësi i shkollës së mesme që ka koeficientin 5.8, ka marrë rreth 609 euro pagë.

Ndërsa ai i shkollës fillore, që ka koeficientin 5.6, arkëton 588 euro.

Ligji i pagave në Kosovë ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Më Shumë

Samadraxha mbetet në terr, u dogjën kabllot e rrymës

Fshati Samadraxhë e komunës së Suharekës ka mbetur në terr. Kjo për shkak se kabllot e rrymës atje janë përfshirë nga zjarri, përcjell Klankosova.tv. Si pasojë...

Liridon Fetahaj rikthehet te Liria e Prizrenit

Liridon Fetahaj është rikthyer zyrtarisht te FC Liria, duke vulosur një kapitull të ri me klubin ku ka hedhur hapat e parë si futbollist...

Lajmet e Fundit