2 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Aksident tragjik në Greqi midis dy trenave, 32 të vdekur dhe mbi 85 të lënduar

Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj.

 

Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larissës .

Si pasojë 32 persona kanë vdekur dhe 85 janë lënduar, 25 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ndërsa, 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.

Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonet e para janë shkatërruar tërrësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave. Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendgjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit , spitalet e gjithë zonës janë vënë në gadishmëri për të trajtuar të lënduarit, në vendgjarje ndodhet edhe ministri i Shëndetsisë.

Megjithse shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, vlerësohet se kemi të bëjmë me një gabim njerëzor. Dyshohet se përgjegjësi i stacionit në Larissa e ka futur trenin e pasagjerëve në binarë të gabuar, duke rezultuar që të dy trenat të ndodhen në të njëjtën trase nga dy drejtime të ndryshme dhe të përplasen me forcë të madhe.

Vlerësohet gjithashtu se numri i viktimave do të rritet pasi ende nuk janë gjendur pasagjerët e dy vagonëve të parë .

 

Më Shumë

Tensioni i ulët i rrymës shqetëson banorët e Malësisë së Re në Prizren

Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit...

Komuna e Dragashit ndalon përdorimin e produkteve piroteknike në hapësirat publike

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat publike. Kjo ndalesë vlen për periudhën...

Lajmet e Fundit