Disiplinor i FFK-së e gjobit Ballkanin dhe zyrtarët e saj

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka ndëshkuar me gjoba KF Ballkani dhe zyrtarët e saj për shkak të lëshimeve në organizmin e ndeshjes Ballkani – Dukagjini, si dhe sjelljeve josportive dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

 

Klubi portokallezi është gjobitur me 1500 euro, derisa kryetari i këtij klubi, Arsim Kabashi, me 1000 euro. Gjobave nuk i kanë shpëtuar as trajneri Ilir Daja dhe drejtori sportiv, të cilët janë dënuar me 1000 euro, respektivisht me 300 euro gjobë. Ndërkohë, gjobës nuk i ka shpëtuar as ndihmësmenaxheri i këtij klubi, Idriz Hajrizi u ndëshkua me 500 euro.

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit