Elita vazhdon sot me dy ndeshje, kryederbi Prishtina-Ballkani

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot pasdite me dy ndeshjet e mbetura të javës së 23-të.

Padyshim se kryendeshja luhet në Lipjan, ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, duel ky tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat.

Kampionët në fuqi të Kosovës, në Lipjan udhëtojnë për pikët maksimale në mënyrë që të mos rrezikojnë kreun e tabelës, derisa kryeqytetasit po ‘luftojnë’ për të siguruar një vend që çon në kupat evropiane.

Përballje tejet e rëndësishme do të luhet edhe në ‘Riza Lushta’, ku Trepça ’89 i bën ‘konak’ Malishevës, skuadra këto që ndodhen në zonën e rrezikshme.

Të dy ndeshjet transmetohen drejtpërdrejt në Radio Kosova.

Superliga /Java e 23-të

Sot takohen:

Prishtina-Ballkani

Trepça ’89-Malisheva

Ndeshjet fillojnë në orën 13:00.rtk

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit