15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Aksioni kundër parave false në Prizren: Shkon në 2700 euro vlera e monedhave metalike të sekuestruara

Një aksion i Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren kundër parave false, i zhvilluar gjatë ditës së djeshme rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe sekuestrimin e mbi 1 mijë e 700 euro.

Dy të dyshuarit që u arrestuan janë B.D. 53-vjeçar dhe T. K. 45-vjeçar.

Të njëjtit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, por njëri prej tyre është riintervistuar lidhur me këtë rast, ndërkohë që janë gjetur edhe një shumë tjetër e të hollave të falsifikuara.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga Prokuroria, me ç’rast njoftuan se vlera e parave të sekuestruara deri më tani ka shkuar në 2700 euro, të gjitha në monedha metalike prej 2 euro.

Ndryshe, aksioni u zhvillua në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë ku janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të tyre, në automjetin e parë janë gjetur: Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro, kurse në automjetin e dytë janë gjetur monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro, një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon), pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe katër telefona mobil./Gazeta Sinjali

Më Shumë

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar Grand Prix Upper Austria 2026, duke vazhduar sukseset e xhudos kosovare në...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit