10.5 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

Nis takimi Kurti-Borell-Lajçak-Vuçiq

Ka filluar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po mbahet me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell si dhe emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

 

Në fotografinë e siguruar nga RTKlive, shihet se në takim janë vetëm këta katër zyrtarë të lartë.

Paraprakisht, Kurti dhe Vuçiq  kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së  për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Pritet që pas takimit Kurti-Vuçiq dhe palet të deklarohen për medie të shumta që janë duke e ndjekur nga afër këtë takim.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, doli para mediave dhe shpjegoi se dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë mbahet në Bruksel dhe atje nuk bëhet asgjë ndryshe për mediat,  por vetëm një deklaratë e cila lexohet në fund nga Borrell, por pa të drejtë pyetje nga ana e gazetarëve.

“Në fund të këtij takimi, Borrell do të vijë këtu e do të flasë për takimin”, tha Stano.

Sidoqoftë, në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes, kurse kryeministri Kurti deklaroi në Ohër se ai është atje për të nënshkruar marrëvshje e jo për të biseduar për biseda të reja.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1716 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Personi që dyshohet se vrau vetën sot në Prizren është 30 vjeç

Një vetëvrasje dyshohet se ka ndodhur sot në qendër të Prizrenit. Viktima dyshohet se është XH. B rreth 30 vjeç. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lajmet e Fundit