5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Ndërron jetë 51 vjeçarja nga Rahoveci, tri ditë më parë kishte denoncuar burrin dhe vjehrrën për dhunë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku ka humbur jetën një grua e cila po trajtohej në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. E ndjera nga fshati Hoçë e Madhe e Rahovecit, ishte shtrirë atje të mërkurën, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet e para për vdekjen e saj, pasi që 51-vjeçarja ditën kur ishte hospitalizuar, kishte denoncuar në Polici bashkëshortin dhe vjehrrën e saj, të cilët i akuzonte për dhunë në familje.

Kjo është konfirmuar edhe përmes raportit 24 orësh të Policisë, të dërguar ditën e enjte, ku thuhej se të dyshuarit ishin shoqëruar për intervistim në stacion policor dhe të njëjtit ishin liruar më pas në procedurë të rregullt.

 

Rahovec 15.03.2023 – 08:50. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti  dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Sinjali mëson se e ndjera tash e një kohë vuante nga problemet shëndetësore dhe për këtë shkak ishte shtrirë në spital.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren, në gjatësi prej...

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Lajmet e Fundit