6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kuçi kërkon të respektohen vendimet e Kushtetueses, jep rekomandime ku mund të ndryshohet Kushtetuta

Ish-kryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se Kushtetuta sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut është ndër më të mirat.

 

 

Sipas tij, në të kaluarën aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë respektuar dhe siç tha ai, kjo traditë duhet që të vazhdojë ende, që të mos prishte piramida e drejtësisë.

Kuçi tha se hartimi i Kushtetutës së Kosovës është njëra prej punëve më të mira që është bërë në shtet-ndërtimin.

“Mendoj se është një prej punëve më të mira që është bërë në shtet ndërtimin e Kosovës, por edhe në krijimin e bazës të asaj që ka qenë synim i qytetarëve, i paraparë me deklaratën e pavarësisë. Ajo e ka mundësuar që shteti të sendërtohet, por edhe institucionet, po edhe baza legale të ndërtohet në Kosovë. Natyrisht jeta është evolutive se norma dhe kjo mund t’i përshtatet apo të amendamentet”.

“Por qëllimi duhet të jetë që të shikojmë  cilat janë mundësit që ofron Kushtetuta dhe si t’i zbatojmë ato në jetë. Ndërsa amendamenti duhet të jetë i kujdesshëm por në veçanti jo në ato pjesë që do ta quajmë që është ADN-ja e Kushtetutës apo parimet bazë të një Kushtetute moderne dhe demokratike të bazuara në rend dhe ligj. Unë jam i bindur që këto procese duhet të jenë të kujdesshme me konsensus shoqëror dhe me një debat të shterur publikë”, tha ai.

Sipas tij, ndryshime në Kushtetuese mund të ndodhin për shërbime më të mira për qytetarët.

“Unë mendoj se sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut Kushtetuta është solide, ndoshta ndër më të mirat do të thoja. Në anën tjetër sa i përket ndarjes së pushteteve ajo çka mund të jetë janë të drejtat që lindin nga gjenerata e tret, që mund të jenë për shërbime më të mira për qytetarët. Ato që i lidh me mbrojtje të ambientit apo edhe për qasje të tjera që gjithmonë e bëjnë  jetën më funksionale dhe qytetarët i bëjnë po e them më mirë të ndihen, por edhe më funksional në shtetin ku jetojnë”, tha ai.

Kuçi tha se në të kaluarën aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë respektuar edhe në rastet kur ai aktgjykim ka prishur edhe balance politike apo pozita personale.

Prandaj, sipas tij edhe qeveria aktuale duhet që të vazhojë traditën  në mënyrë që të mosprishte piramida e drejtësisë.

“Mendoj që Kushtetuta dhe ambienti jonë ka qenë i ndërtuar në bazë të tillë që të kuptohet që është akti më i lartë juridik. Në të kaluarën është treguar që çdo aktgjykim është respektuar dhe kur ai aktgjykim ka prishur balance politike ose ka prishur edhe pozita personale më herët. Mendoj që kjo traditë e mirë duhet që të vazhdohet dhe hirarkija në këtë rast, edhe sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë e vazhdueshme dhe të mos prishte piramida e drejtësisë”, përfundoi Kuçi./EO

 

Më Shumë

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit