Muriqi për gazetën spanjolle: Më pengon që Spanja s’e njeh Kosovën, LaLiga raciste ndaj nesh

Muriqi thotë se familja e tij e ka shumë problem të udhëtojë për në Spanjë për shkak se kjo e fundit nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Shumë, më shqetëson shumë sepse kjo do të thotë se familja ime ose miqtë nuk mund të vijnë këtu. Duhet të marrësh vizë nga Maqedonia, por del se vizat janë vetëm për maqedonasit. Unë vetë pata shumë probleme me lejen e qëndrimit dhe arrita në një pikë që thashë: Do të flas me klubin dhe po iki. Në fund u rregullua. Gjithashtu nuk më pëlqen që LaLiga nuk na njeh. Një gjë është politika dhe një tjetër, sporti. Pastaj flitet shumë për ‘Jo për racizmin’, por ky është racizëm. Sporti duhet të shërbejë për të bashkuar njerëzit, jo për t’i ndarë ata”

 

 

Sulmuesi i Mallorcas gjatë kësaj interviste tregon poashtu se filloi të punonte qysh në moshën tetë-vjeçare.

“Ishin ditët që askush nuk dëshiron t’i jetojë ato momente. Kishte shumë gjëra të këqija. Na u desh të iknim nga shtëpia jonë, ku jetuam rreth 50 persona në një shtëpi. Kur ishta gjashtë vjeç, babai im dhe unë duhej të mbijetoja. E lashë shkollën dhe fillova të punoa. Më duhej të vendosja, ose shkollën ose futbollin”, tregon Muriqi për vështirësitë gjatë luftës në Kosovë.

Më Shumë

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit