5.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rënda në Malishevë

Policia në Gjakovë ka publikuar disa fotografi të dy personave të dyshuar për vjedhje të rënda në fshatin Turjakë në Malishevë, me ç’rast ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve.

Me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të dyshuar, policia ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin e të dyshuarve.

“Lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në fshatin Turjakë në Malishevë, nga Stacioni Policor në Malishevë, janë duke u zhvilluar hetime intensive, ku gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi (nga kamerat e sigurisë) të personave që dyshohen se janë kryes të këtyre vjedhjeve. Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarve, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Njësisë së Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarve, të lajmërojnë stacionin më të afërt policor.

Image
Image

Më Shumë

Gjykata refuzon propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec të dyshuar për falsifikim...

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit