1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Azemi pret që Kushtetuesja ta kthejë në pikën zero Ligjin për Pagën Minimale

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi i tha Ekonomia Online se presin që Gjykata Kushtetuese ta kthej në zero Ligjin për Pagën Minimale.

Këtë ai e mbështeti duke thënë se Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Kuvendi nuk i ka përfillur katër kriteret kryesore që kanë të bëjnë me përpilimin e këtij ligji.

“Në rend të parë kemi një humbje jashtëzakonisht shumë të madhe të kohës që vërtetë është tepër e rëndë e çka presim nga Gjykata Kushtetuese është se jemi të bindur qind për qind se Gjykata Kushtetuese Ligjin mbi Pagën Minimale do ta kthejë në fazën zero, pasiqë Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ajo që ka propozuar Parlamenti i Kosovës nuk i ka marr pothuajse katër kriteret kryesore të cilat duhet të jenë pjesë përbërëse e pagës minimale”, tha Azemi.

Kryetari i kësaj sindikate gjithashtu shtoi se është anashkaluar Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe e ripërmendi se ky Komision kishte propozuar që për këtë vit paga minimale të jetë 450 euro, raporton EO.

“Në rend të parë nuk i ka propozimet apo nuk e ka vendimin nga këshilli ekonomik-social i cili është i obliguar që të japë propozimin e vetë. Është anashkaluar në rend të dytë Komisioni për Buxhet dhe Financa. Ju e dini se ky Komision i ka propozuar Parlamentit të Kosovës që paga minimale të jetë për vitin 2023 450 euro dhe për vitin 2024 të jetë 500 euro”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, me 21 korrik e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Kuvendi i Kosovës e miratuar Ligjin për pagën minimale, 60 deputetë votuan pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Me anë të këtij ligji parashihet që paga minimale të bëhet 250 euro neto.

“Metamorfoza”/ Pezullohet nga detyra kryeprokurori i arrestuar i Kukësit
Read more

Më Shumë

Sigal Prishtina – Bashkimi, spektakël i garantuar në kryeqytet

Të dielën, basketbolli kosovar sjell një tjetër përballje të madhe, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra me histori dhe traditë, Sigal Prishtina...

PDK-ja nis fushatën nga Prizreni, Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të mërkurën në Prizren hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar...

Lajmet e Fundit