Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Prizren.
Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishte i dyshuari me viktimën.
“Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë”, njofton Policia në raportin e saj ditor.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor.
Tutje u bë e ditur se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.