Detaje të rënda: Mësuesi shqiptar nuk e përballoi ikjen e gruas, piu ilaç pranë varrit të saj dhe vdiq

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bllash të Shqipërisë, ku 60-vjeçari Petrit Jaupaj në gjendje në rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë pranë varrit të bashkëshortes së tij.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, 60 vjeçari i cili ishte mësuesi lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit, nuk mund ta përballonte humbjen e gruas.

Rreth një vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, teksa ngjarja ka tronditur familjen, nxënësit dhe të afërmit e tij.

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit