Nxënës, studentë dhe pensionistë e shfrytëzojnë hapësirën e bibliotekës së Prizrenit për të lexuar në çdo kohë. Pra, ata që e shfrytëzojnë bibliotekën janë të moshave të ndryshme.
Gjatë verës nxënësit e shkollave thonë se morën nga këtu veprat e tyre të preferuara.
Biblioteka e Prizrenit është zhvendosur më shumë se një vit nga hapësirat e Shtëpisë së kulturës, për shkak se po restaurohet. Ajo është vendosur në Sheshin e Lidhjes, ndërsa sipas drejtoreshës Sadete Sadikaj, është lokacion i përshtatshëm për të gjithë lexuesit.
“Fillimisht këto hapësira nuk kanë qenë të destinuara për bibliotekë , por janë përshtat dhe adaptuar për nevoja të bibliotekës , në këtë rast unë do të falënderoj kuvendin komunal , kryetarin konkretisht që ka pas një ide të tillë , dhe kërkesën tonë e ka miratuar gjithsesi . Ne jemi vendos në këto hapësira ku funksionojmë tani me të gjitha sektorët e ndryshëm të bibliotekës , qasja është shumë më e mirë , duke filluar prej fëmijëve parashkollor , deri tek pensionistët , që janë të rregullt në bibliotekën tonë”, tha ajo.
Ata që e shfrytëzojnë bibliotekën janë të moshave të ndryshme. Gjatë verës nxënësit e shkollave thonë se morën nga këtu veprat e tyre të preferuara.
“E kam lexuar romanin “ Kalamajt e pallatit tim”,që më ka pëlqyer shumë . Leximi është i preferuari im , do të thotë pa lexim nuk ka jetë”, tha Hana Selimi , lexuese.
Ndërsa pensionistët kërkojnë në bibliotekë libra historikë dhe botime të tjera.
“Ne po mundohemi maksimum si prind , që fëmijët të jenë edhe anëtar në bibliotekë , po kujdesemi sa më shumë që të lexojnë , sa më shumë të jenë larg telefonave , sepse vërtetë është një problem i madh sot në shoqërinë tonë , sepse më shumë po preferojnë telefonat sesa librat , por ne po mundohemi në maksimum që këtë dukuri negative ta eliminojmë , sepse në kemi përjetuar më shumë gjatë leximit edhe këta të veprojnë njëjtë”, tha Alajdin Fusha, prind.
Për t’i sensibilizuar gjeneratat, biblioteka e komunës së Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme me të gjitha moshat.