Një muaj pas humbjes nga Usyk – Tyson Fury shihet shumë i dehur, goditi shtyllën me kokë posa doli nga lokali

Një muaj pasi humbi nga Oleksandr Usyk në luftën për kampionin absolut të botës në peshat e rënda, Tyson Fury u desh të nxirrej nga kafeneja nga miqtë e tij pasi ishte nën efektin e alkoolit.

 

“Gipsy King” piu jashtëzakonisht shumë në një bar në Morecambe dhe u përcoll nga vendi nga dy roje sigurie.

Nuk kishte asnjë problem përveç se boksieri ra në gjunjë para kafenesë dhe më pas, pasi u ngrit, goditi kokën në një shtyllë dritash në rrugë.

Pas incidentit ka folur edhe një mik i tij i cili ka sqaruar situatën.

“Kampioni nuk ka pirë për një vit dhe tani ka pirë shumë dhe nuk ndihej mirë”, tha një nga miqtë e tij.

Gjithçka “përshkallëzoi” menjëherë në rrjetet sociale dhe disa komentuan se ai ende ndihet i tronditur nga grushtet e Usykut. /Telegrafi/

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit