20.4 C
Prizren
E shtunë, 31 Maj, 2025

Prizren, ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të gjykatës për keqpërdorim të pozitë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.H., dhe I.I., për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, nga data 04.04.2022 e deri me datë 26.01.2024 në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtar – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar,  D.H., në pozitën e bashkëpuntorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale si dhe I.I., në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve,  në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që me dashje nuk i kanë dorzuar, duke i fshehur Urdhëresat e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe atë nëntë (9) lëndë, të cilat kanë qenë dashur të dërgohen për ekzekutim duke i mundësuar të dënuarve, t’i shmangen mbajtjes së dënimit me burg, apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit të shqiptuar në të holla, duke i shkaktuar dëm sistemit gjyqësor.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Fqinjët përplasen për qen në Prizren

Një përplasje jo fort e zakonshme ka ndodhur  të mërkurën në Prizren. Komshiu 71-vjeçar u ankua se fqinji i tij 48-vjeçar e ka kanosur. Kjo...

‘Dielli ynë’ feston një vit me hapje solemne simbolike në Prizren

Me rastin e njëvjetorit të funksionimit, sot u zhvillua hapja solemne në formë simbolike e institucionit parashkollor “Dielli ynë”, i vendosur në lagjen “Bajram...

Kukuvajka

Lajmet e Fundit