Në Prevallë janë aktivizuar sërish zjarret. Qytetarët dhe pylltarët janë munduar që në orët mëngjesit qe ti shuajnë zjarret por raportohet se ato kanë arritur shumë afër zonës së banuar.
Ndërkohë pas orës 12.00 në Prevallë ka rritur një veturë e zjarrfikësve, por sipas banorëve atje kjo është e pamjaftueshme. Banorët dhe përfaqësuesit e hotelerisë po bëjnë thirrje që të intervenohet sa më shpejt, sepse sipas tyre po rrezikohen dhe objektet e banimit.
“I bëjmë thirrje institucionet dhe zjarrefikësit nga të gjitha zonat, se edhe këta janë lodhë shumë, me ardhë e me na ndihmu. Sepse ka nisë edhe një frymë e flaka spo ndalet hiç. është një shtëpi e rrezikuar, vetëm metra larg zjarrit, ka mundësi me hy komplet edhe këtu e mu djegë krejt vilat. Ju bëjmë apel institucioneve e KFOR-it me ardhë me na ndihmu”, tha për RTK-në Burim Sallauka, nënkryetar i Odës dhe Hotelierisë së Kosovës.
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune