3.7 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Përmbysje dramatike, Suhareka mposht Gjilanin

Suhareka arriti që me një përmbysje dramatike të fitojë ndaj Gjilanit, me shifrat 3:2.

Ndeshja filloi me dy gola të shpejtë, ku Robert Rrahmani i dha epërsinë Gjilanit në minutën e 15-të, por Mevlan Zeka barazoi vetëm dy minuta më vonë.

Gjilani rifitoi avantazhin në minutën e 38-të me golin e Senad Jaroviqit, por mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Kushtrim Shabanit në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, Suhareka shfrytëzoi hendekun numerik të mysafirëve dhe barazoi rezultatin në minutën e 80-të me një gol nga Nikola Stepoviq.

Ndërkaq, epilogu i ndeshjes erdhi në minutën e 86-të kur Arvanit Rexhaj shënoi golin e fitores, duke i siguruar tri pikë të rëndësishme ekipit të Suharekës.

Më Shumë

Donjeta e ARTË

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e...

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Lajmet e Fundit