14.8 C
Prizren
E premte, 27 Shtator, 2024

Spitali i Prizrenit shënon “Javën Botërore të Zemrës” me aktivitet ndërgjegjësues

 

Në këtë kuadër, të enjten, është mbajtur një takim i profesionistëve shëndetësorë me pacientët dhe aktivistët e shoqërisë civile, ku është diskutuar për shëndetin e zemrës, obezitetin dhe ushqyerjen e shëndetshme.

Sipas njoftimit të Spitalit, ky aktivitet synon të ofrojë kontribut për cilësinë e shëndetit si dhe të kujdesit shëndetësor ndaj popullatës.

Drejtori mjekësor i këtij Spitali, Dr. Hasan Arzoallxhiu, ka theksuar se ky takim shërben për ta ndërgjegjësuar publikun lidhur me parandalimin e sëmundjeve të zemrës, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës së popullatës.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se menaxhmenti i Spitalit është angazhuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këtë aspekt.

“Nga data 14 qershor 2024 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është funksionalizuar edhe Laboratori i Kateterizimit. Deri më sot janë kryer 180 koronografi dhe 87 stentime. Të gjitha rastet janë kryer me sukses dhe nuk ka pasur komplikime të pacientëve të trajtuar”, ka thënë Arzoallxhiu.

Sipas njoftimit të Spitalit të Prizrenit, në këtë takim kardiologu, Ali Nallbani ka prezantuar temën “Sëmundjet e zemrës, komplikimet dhe masat preventive”.

Ndërsa endokrinologu, Valton Saiti ka paraqitur temën “Obeziteti dhe ushqyerja e shëndetshme si faktor i rëndësishëm për shëndetin”.

Pas këtyre prezantimeve, sipas njoftimit, është zhvilluar bashkëbisedim me përfaqësuesit e OJQ-ve lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore sikurse edhe për veprimet e nevojshme në rast të komplikimeve të sëmundjeve të zemrës.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Lajmet e Fundit