Komuna e Rahovecit miraton buxhetin e vitit 2025

Në kuadër të mbledhjes së nëntë të Kuvendit Komunal të Komunës së Rahovecit, është bërë miratimi i buxhetit të kësaj komune për vitin 2025.

Buxheti i cili kap vlerën 20,982,796.00 €, u miratua na 16 vota të asamblistëve, u kundërshtua nga 8 asamblistë, ndërsa kishte edhe 4 abstenime.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Komuna e Rahovecit, miratimi i këtij buxheti synon të realizojë një sërë projektesh që do ta përmirësojnë kualitetin e jetës së banorëve të Komunës së Rahovecit.

Kujtojmë që fillimisht ky projekt-buxhet pas konsultimeve me qytetarët, bizneset, fermerët e shoqërinë civile të kësaj komune i ishte dorëzuar tek kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arbër Zenuni, nga Drejtori ër Buxhet dhe Finaca në Komunën e Rahovecit, Afrim Limani, ku ishte potencuar që në këtë buxhet përfshihen të gjitha kategoritë ekonomike të Komunës së Rahovecit. /Telegrafi/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit