9.7 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

40 persona të ardhur nga Shqipëria në Gjakovë akomodohen në kampin gjerman në Prizrenit

40 persona të ardhur nga Shqipëria në Stacionin e Autobusëve në Gjakovës do të sistemohen në kampin gjerman në Prizren.

“Kampi në Prizren i pranoi të ardhurit nga Shqipëria. Po i dërgojmë atje. Faleminderit të gjithëve për ndihmën!”, ka shkruar Eranda Kumonava – Baçi në Facebook.

Më herët ajo në profilin e saj në Facebook kishte kërkuar ndihmë për sistemimin e këtyre 40 personave që kishin arritur në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë.

“Në stacionin e autobusëve në Gjakovë janë 40 persona të ardhur nga Shqipëria që po presin për sistemim, janë nga radhët e komuniteteve Rom/Egjiptian, momentalisht nuk po gjejnë sistemim nga se të gjitha vendet janë të zëna”, ka shkruar Kumnova – Baçi.

Më 26 nëntor, në orët e para të mëngjesit, Shqipëria u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, ku mbetën të vdekur 40 persona. Zona më e prekur nga tërmeti është Durrësi.

Rreth 600 familje kanë mbetur pa strehim për shkak të shembjes së shtëpive apo banesave të tyre.

Më Shumë

Në Epopenë e UÇK-së, Malisheva nderon dhe vlerëson sakrificën e familjes Jashari

Sot në Komunën e Malishevës, me aktivitete të ndryshme zyrtare, ka filluar shënimi i manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, duke dëshmuar kështu nderimin dhe respektin...

Përurohet shkolla e re në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sot u bë hapja zyrtare e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Nazim Kokollari – Budakova” në lagjen “Dardania” të Prizrenit, një investim...

Lajmet e Fundit