8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Sot pasdite takohen delegacione të nivelit të lartë politik Vetëvendosje-LDK

Në orët e pasdites së sotme do të takohen delegacione të nivelit të lartë politik në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të shqyrtuar mundësinë e arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje.

Sipas burimeve të Gazetës Express në këtë takim do të marrin pjesë krerët më të lartë të dy partive, përfshirë kryetarët dhe nënkryetarët. Pra delegacionet e dy partive që do të takohen do të jenë nga 4 deri në 6 persona.

Sipas informatave që ka Gazeta Express gjasat që sot të nënshkruhet koalicioni janë të pakta, megjithatë një gjë e tillë nuk përjashtohet.

Ky takim në mes të LVV’së dhe LDK’së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Në takimin e fundit që kishin pasur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin deklaruar se pas certifikimit të rezultateve , brenda një afati prej 72 orësh do të takohen për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni, meqenëse diskutimet në nivel ekspertësh kanë përfunduar.

Nga Lëvizja Vetëvendosje ndërkohë mbrëmë kanë dalë me një qëndrim pas certifikimit të rezultateve nga KQZ ku thonin se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë dy partitë me koalicion të nënshkruar.

Sipas deklaratave të deritanishme dy partitë kanë bashkërënduar 90% të programit, ndërsa kanë mbetur pa u marrë vesh për ndarjen e posteve ministrore dhe disa çështjeve tjera./Gazetaexpress/

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Lajmet e Fundit