11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

40 vjet diferencë – Cher e konfirmon lidhjen me Alexander Edwards

40 vjet diferencë – Cher e konfirmon lidhjen me Alexander Edwards

 5 minuta më parë

Këngëtarja amerikane, Cher, ka konfirmuar lidhjen e saj me producentin e muzikës, Alexander Edwards teksa publikoi një fotografi të të dashurit të saj me ndjekësit e saj në Twitter.

76-vjeçarja bëri të ditur se ajo trajtohet “si një mbretëreshë” nga partneri i saj 40 vjet më i ri, shkruan DailyMail transmeton Klankosova.tv.

“Dashuria nuk njeh matematikë. Nuk po mbrohem. Ne jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd. Jam e dashuruar, nuk jam e verbuar”, ka shkruar artistja në një cicërimë në Twitter.

Alexander, 36 vjeç njihet më së shumti për lidhjen me ish të dashurën e Kanye West, Amber Rose, 39 vjeçe, me të cilin ka njw djalw tre-vjeçar, Slash Electric Alexander Edwards.

Alexander është nënkryetar i departamentit të artistëve dhe repertorit të kompanisë muzikore Def Jam, i cili ka artistë si Rihanna, Justin Bieber, 2 Chainz, DMX dhe Jhene Aiko.

Më Shumë

Nait Hasani për zgjedhjen e presidentit: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në "Info Magazina" ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit. “Mendoj që nga...

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Lajmet e Fundit