21.8 C
Prizren
E enjte, 3 Tetor, 2024

Prokuroria Themelore në Prizren ndalon gjashtë persona për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka urdhëruar ndalimin e gjashtë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Tre nga këta individë janë ndaluar për veprën penale “Fajdeja”, një person për “Mashtrimi” dhe “Kanosja”, si dhe një tjetër për “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Po ashtu, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person i mitur për 24 orë për shkak të veprës penale “Tentim dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Në lidhje me masat e tjera ligjore, Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy personave. Një kërkesë është bërë për një individ të dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kanosja”, ndërsa një tjetër për veprën penale “Sulmi”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Nga ana tjetër, Departamenti për të Mitur ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një të mituri për veprën penale “Tentim dhunimi”.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Prokuroria Themelore në Prizren gjithashtu ka ngritur tri aktakuza kundër pesë personave për veprat penale të mëposhtme: një aktakuzë kundër tre personave për “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”; një aktakuzë kundër një personi për “Vjedhja e rëndë”; dhe një aktakuzë kundër një tjetër për “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kryesuesja e Kuvendit, Bytyqi dhe drejtori Morina inspektuan rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Hoçë e Qytetit

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit, Antigona Bytyqi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, kanë vizituar fshatin Hoçë...

Sekuestrohen dy kamionë në Prizren, dyshohet se përdoreshin për nxjerrje ilegale të zhavorrit

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në dy raste të ndara ka sekuestruar dy kamionë, si mjete të kryerjes së veprës penale, të...

Prizreni pa rivalë

Lajmet e Fundit